Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se me nënshkrimin e 43 deputetëve, nesër kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme.
Sipas Gashit, kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë për të adresuar, sipas tij, skandalet në KEK.
“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, shkroi Gashi.
Kjo është seanca e katërt e jashtëzakonshme që thirret nga opozita, për t’i adresuar, sipas tyre, skandalet e qeverisë.