Lajme

Gashi pret përfaqësuesit e Ambasadës Britanike, në fokus reformat në drejtësi

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka mbajtur sot një takim zyrtar me përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Kosovë, zëvendësshefen e Misionit, Agnes Allens, shefen e Sundimit të Ligjit, Margaret Belof, si dhe Zyrtaren për Zbatimin e Politikave për Sundim të Ligjit, Altina Besimi.

Takimi u zhvillua në një frymë pozitive bashkëpunimi të ndërsjellë, ku fokus kryesor ishin, zhvillimet aktuale në sistemin prokurorial të Kosovës, forcimi i mëtejshëm i sundimit të ligjit, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua po ashtu për angazhimin e vazhdueshëm të Këshillit Prokurorial për garantimin e një sistemi prokurorial gjithëpërfshirës, ku përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve përbën një nga prioritetet kyçe institucionale.

Në këtë kuadër, Kryesuesi Gashi bëri të ditur se së shpejti do të shpallet konkursi për pranimin e prokurorëve të rinj, me qëllim avancimin e përfaqësimit të tyre të drejtë në sistemin prokurorial të vendit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Ambasadës Britanike riafirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë, me synim avancimin e reformave dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në vend.

Të Ngjashme