Lajme

Gati 900 ekzaminime për 6 muaj për sëmundje malinje në QKUK

Qindra pacientë me dyshime për kancer i janë nënshtruar ekzaminimeve të avancuara me PET/CT në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më konkretisht në Mjekësinë Nukleare, duke nxjerr në pah përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje dhe nevojën për diagnostikim të hershëm.

Drejtori i Mjekësisë Nukleare në QKUK, Fakir Spahiu, ka bërë të ditur se nga 25 qershori 2024 deri më 31 dhjetor 2025 janë kryer gjithsej 884 ekzaminime për patologji të ndryshme malinje.

Sipas tij, këto përfshijnë disa nga format më të shpeshta të kancerit, si ai i gjirit, mushkërive, kolorektal, kanceri i qafës së mitrës dhe vezoreve, limfomat e ndryshme dhe melanoma malinje.

“Prej fillimit të punes me PET/CT nga 25 qershor 2024 e deri 31 dhjetor 2025 janë kryer 884 ekzaminime të patologjive të ndryshme si:Kanceri i gjirit, kanceri mushkërive, kanceri kolorektal, kanceri i qafës së mitres dhe vezoreve, limfoma të ndryshme, melanoma malinje etj, si dhe kancereve të tjera të ndryshme. Gjatë 3 muajve të fundit deri më 24 mars 2026 janë kryer 167 ekzaminime të PET/CT.”, ka thënë Spahiu në një përgjigje.

Shërbimi PET/CT në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konsiderohet një nga metodat më të avancuara të diagnostikimit në mjekësinë moderne, i cili ndihmon në zbulimin e hershëm, vlerësimin dhe monitorimin e sëmundjeve malinje. Ky lloj ekzaminimi kombinon tomografinë me emetim pozitronesh dhe tomografinë kompjuterike, duke ofruar imazhe më të detajuara për gjendjen e organizmit dhe përhapjen e mundshme të kancerit.

Të Ngjashme