Lajme

“Gati burgu i natës!”/ Drejtoria e burgjeve jep njoftimin, si do funksionojë kjo alternativë e vuajtjes së dënimit

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka njoftuar përmes një shkrese të gjitha gjykatat në vend, prokurorin e përgjithshëm dhe kryeprokurorin e SPAK, se është bërë funksional burgu i hapur në Tiranë.

Bëhet me dije se shkresa mban datën 30 gusht dhe iu është shpërndarë 23 institucioneve të drejtësisë, përfshi të gjitha gjykatat e të dyja shkallëve, KLGJ dhe KLP si edhe shefes së ekzekutimeve të vendimeve penale për t’u treguar adresën e burgut të hapur.

Burgu i hapur gjendet në ish-burgun e grave dhe aktualisht është bosh. Kategoria e të burgosurve që mund të fitojë burgosjen gjatë natës dhe ditën të jetë i lirë janë shtetasit që u ka mbetur më pak se 6 muaj dënim për vepra të lehta dhe me kushtin që komisioni penitenciar ta vlerësojë të parrezikshëm, si edhe kushdo që gjatë gjykimit është dënuar me gjysmë liri. I dënuari hyn në orën 17:00, qëndron gjatë natës dhe del herët në mëngjes.