13
Ushqimet e shpejta dhe desertët nga mikrovala i ka krijuar blogerja nga SHBA-ja, Gemma Stafford, e cila njihet për receta shumë të thjeshta dhe të shpejta
Ajo, gjithashtu na mëson se si bënte pica në një filxhan, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 1/8 e lugës pluhur ëmbëlsirash;
– 1/16 e lugës sodë bikarbonati;
– 1/8 e lugës kripë;
– 3 lugë qumësht;
– 1 lugë vaj ulliri;
– 1 lugë salcë domatesh;
– 1 lugë e madhe mozzarella të grirë.
– 5 speca djegës të vegjël
– 1/2 lugë çaji erëza të thata (borzilok ose rigon)
Përgatitja:
Përzieni miellin, pluhurin e ëmbëlsirave, sodën e bikarbonatit dhe kripën bashkë në një filxhan në të cilin do të gatuani picën.
Shtoni qumështin dhe vajin.
Në sipërfaqe të brumit qitni salcën e domateve dhe mbi të djathin, specat djegës dhe erëzat.
Piqni në mikrovalë një minutë apo pak më shumë në 1200W.
Varësisht nga fuqia e mikrovalës, atë kohë mund ta dalloni dhe të kujdeseni.
Pica është gati pasi që brumi të bymehet, ndërkaq shtojca të fillojë të krijojë flluska.
Ju bëftë mirë
ks