Bota

Gazetarët e BBC rebelohen për qëndrimin “e butë” të medias së tyre ndaj Izraelit

BBC është akuzuar nga gazetarët e saj për të qenit shumë të butë ndaj Izraelit dhe “çhumanizimin” që i kanë bërë civilëve palestinezë.

Shqetësimet u ngritën nga vetë gazetarët me emër të BBC.

Një email është dërguar edhe në adresën e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie ku shprehet frika se BBC po “trajtonte jetët izraelite si më të denja se palestinezët”.

Shqetësimi vjen pas atij të stafit hebre të cilët patën rezerva në lidhje me vendimin e BBC për të mos e quajtur Hamasin si terrorist.

BBC ka zhvilluar disa takime me staf nga hebrenjtë dhe komunitetet palestineze e arabe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.



/tiranapost