ShowBizzz

Gazetari konfirmon rikthimin e kësaj moderatoreje si pjesë e “Big Brother VIP Albania”

Alketa Vejsiu pritet të jetë pjesë e edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”. Pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi për një angazhim të saj në spektakël, gazetari Elton Tozaj ka deklaruar për “Vip Magazine” se moderatorja do të jetë pjesë e formatit.

Tozaj nuk ka dhënë megjithatë detaje për pozicionin që do t’i besohet Vejsiut, duke lënë të hapur pikëpyetjen më të madhe: nëse do ta shohim në moderim apo në rolin e opinionistes.

Ditët e fundit është përfolur se Alketa mund t’i bashkohet panelit të opinionistëve, madje si një zë i tretë ose përkrah Arbër Hajdarit. Deri më tani, këto variante kanë mbetur në nivel diskutimesh dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Një tjetër mundësi që mbetet e hapur është përfshirja e saj në moderim, qoftë me një hapësirë të veçantë brenda spektaklit apo përkrah Ledion Liços. Edhe për këtë variant nuk ka ende informacion zyrtar.

Vejsiu nuk është një emër i ri për “Big Brother VIP Albania”. Gjatë edicionit të pestë ajo u shfaq në spektakël në rolin e opinionistes, ndaj një rikthim në sezonin e ri do të shënonte vazhdimësinë e saj në format.

Ndryshe nga raportimet e mëparshme, ku përfshirja e saj trajtohej si një mundësi dhe palët thuhej se ishin ende në diskutime, deklarata e Elton Tozajt e çon më tej lajmin, duke pohuar se Alketa do të jetë pjesë e “BBVA 6”.

Tashmë mbetet për t’u zbuluar vetëm roli që do t’i besohet dhe nëse do të ketë ndryshime edhe në strukturën drejtuese të spektaklit. Top Channel nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për pozicionin e Alketa Vejsiut në edicionin e ri.

Të Ngjashme