Bota

Gazetarja e CNN, Sara Sidner një rrëfim sa tronditës, aq të bukur për sëmundjen e kancerit në gji

Gazetarja e CNN ka bërë një rrëfim mbi luftën e saj me kancerin e gjirit dhe fjalët që zgjodhi, por sidomos forca e saj, janë frymëzuese.

“Në fund kam diçka personale që do të doja ta ndaja me ju.

Do ta nisja duke ju kërkuar një nder të madh.

Rikujtoni pak 8 gratë më të rëndësishme në jetën tuaj. Vetëm 8. Numërojini në gishta.

Statistikisht, njëra prej tyre do të ketë gjatë jetës, ose aktualisht ka, kancerin e gjirit.

Unë jam ajo një në grupin 8-sh të shoqeve të mia.

Unë jam sëmurur asnjë ditë të jetës time. Nuk tymos. Rrallë pi alkool.

Nuk e kam të trashëguar nga familja, por ja ku jam, me kancer të gradës së tretë.

Është e vështirë ta thuash me zë të lartë.

Unë jam në muajin e dytë të trajtimit me kimioterapi, do bëj rreze dhe double mazektomi.

Grada e tretë nuk është tashmë vdekjeprurëse për shumicën e grave.

Por ajo që më shokoi ishte përballja me realitetin kur hyra dhe lexova për kancerin e gjirit, diçka që nuk e dija më parë.

Nëse je grua me ngjyrë, ke 41% më shumë mundësi të vdesësh nga kanceri i gjirit.

Kështu që për të gjitha motrat e mia atje jashtë me ngjyrë apo të bardha, për hir të Zotit, bëni mamografinë çdo vit, bëni vetëkontroll dhe kapeni përpara se unë ta kapja.

Mua më ka ndodhur diçka që s’e imagjinoja kurrë. E falënderoj kancerin që më gjeti mua.

Kuptova se pavarësisht se sa e tmerrshme është ajo që të vjen, unë jam tërësisht e dashuruar me këtë jetë. Dhe thjesht fakti që jam gjallë, do të thotë kaq shumë për mua tani.

Jam e lumtur se nuk stresohem më per gjërat e vogla që më merzitnin më përpara.

Tashmë i gëzohem çdo dite që marr frymë, këtu me ju. Jam me familjen, me kolegët, me miqtë dhe mund të dashuroj, të qaj, të qesh, të shpresoj dhe kjo të dashur miq mjafton”, tha ajo.



/tiranapost