Lajme

Gazetarja: Përveç se kushtoi 300 milionë Euro, rruga Thumanë-Kashar, vepër tmerrësisht e dobët

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala përmes një postimi në Facebook ka denoncuar, sipas saj, një skandal në lidhje me projektin e Rrugës Thumanë-Kashar.

Lala shkruan se kjo vepër është tmerrësisht e dobët, por askush nuk flet për këtë skandal, sepse, sipas saj, Bashkim Ulaj që është edhe oligarku që zotëron “Gener2”, kompaninë koncesionare, i ka shtrirë tentakulat majtas e djathtas.

Rruga Thumane Kashar eshte nje afere qe iu kushtoi qytetareve 300 mln euro, por eshte njeherazi dhe veper tmerresisht e dobet.

Por keni pare ju te flitet per skandalin? Fare. Nuk guxon njeri, sepse Bashkim Ulaj i ka shtrire tentakulat majtas e djathtas. Patjeter dhe ne media. Fli popull se neser do jesh dhe me mire, do te rrahin e sdo te lene te qash!- shkruan Lala.

Thumanë-Kashar, që është autostrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, u hap për qarkullim më 30 qershor. Rruga është e kalueshme kundrejt një pagese 2.52 euro me TVSH për çdo mjet.

Koncensionari planifikon të mbledhë të paktën 1.3 miliardë euro të ardhura bazë për 35 vite.

Sipas krahasimeve, autostrada Thumanë – Kashar, do të jetë një nga katër autostradat më të shtrenjta në Evropë sa i përket tarifës, ndërsa e krahasuar me fuqinë blerëse ajo është më e shtrenjta në Evropë.