Lajme

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

Fadil Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti është e gatshme të diskutojë për votimin e presidentit, por duhet marrëveshje politike.

Ai ka thënë se presidenti i vendit nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 ai ka thënë se “LDK duhet të kërkojë postin e presidentit”.

“Jemi të gatshëm me biseduar për presidenten por me marrëveshje politike. Për me zgjedh presidentin duhet me biseduar. Prej fillimit kemi pas telashe, edhe kur u zgjedh Rugova kemi pas probleme. Pa u ulë me bisedua nuk mund e zgjedh presidentin. LDK duhet të kërkoj presidentin”, ka thënë ai.

Geci i cili ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka thënë se LDK nuk i frikashet zgjedhjeve të reja.

Diskutime me partitë opozitare për çështjen e presidentit ka paralajmëruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Të Ngjashme