ShowBizzz

Genard Hajdini flet pas daljes nga spitali: Ja si qëndron e vërteta

Personazhi i njohur nga rrjeti social TikTok, Genard Hajdini, i cili ishte i shtruar në spitalin psikiatrik bashkë me motrën, Sonidën, teksa ishte i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ka treguar detaje mbi rastin e tyre.

Genardi ka treguar atë që ndodhi brenda mureve të institucionit, për videon e publikuar të Sonidës dhe për akuzat që, sipas tij, i kanë rënduar edhe më shumë situatën.

Pas daljes nga spitali, Genardi thotë se përveç situatës shëndetësore, ai dhe motra e tij janë përballur me një tjetër presion, atë të rrjeteve socialе.

Sipas tij, komentet dhe sulmet online kanë qenë të vazhdueshme.

“Ne jemi masakruar nga interneti sepse kemi pasur shumë ndjekës. Na kanë sharë, na kanë bërë bullizëm”.

Ai tregon edhe për ditët brenda institucionit, duke theksuar se momenti më i vështirë ka qenë ndarja nga motra.

“Ishim bashkë në fillim fare, pastaj na ndanë veç e veç. Sonidën te gratë, mua te burrat. Nuk na lejonin të shikonim njëri-tjetrin. Pastaj, kur u bëra më mirë, jemi parë”.

Sa i përket videos që nxiti reagimet dhe ndërhyrjen e institucioneve, ai pranon se publikimi erdhi në një moment presioni.

“Të përfundosh nga një student ekselent me katër punë është e frikshme. E hodha videon se pata presion nga jashtë”.

Genardi thotë se publikimi ishte edhe një mënyrë për të reaguar ndaj asaj që ai e quan gjykim të vazhdueshëm nga shoqëria.

“Unë e lashë videon se provokoj shoqërinë shqiptare. Kam qejf të punoj. Sonida është bobe, nuk e vret mendjen, jam në shtëpinë time më thotë”?

Mes aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjet, ai mohon kategorikisht akuzat për një marrëdhënie incesti me motrën.

“Dua ta sqaroj një herë e mirë, nuk ka pasur incest”. Në fund të bisedës, ai thotë se nuk kërkojnë mëshirë, por një mundësi për të vijuar jetën normalisht.

“Dua të na ndihmojnë, po ne s’jemi për t’u ndihmuar, jemi për të punuar”.

Të Ngjashme