
Muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për aktorin Genc Fuga dhe familjen e tij. Ai pësoi një goditje në tru dhe për këtë arsye iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale. Pas apelit për ndihmë të bashkëshortes së tij, Eni Jani Fuga, shqiptarët arritën që në kohë rekord të mblidhnin 19 mijë euro për operacionin e tij.
Por, tashmë gjithçka ka kaluar dhe aktori është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ishte pjesëmarrës në Sallën e Koncerteve, në Universitetin e Arte ku u dha shfaqja e parë pas restaurimit. Nga fotot e kapura Genci shihet i qeshur mes kolegëve dhe bashkëshores.
NewsBomb