Lajme

Genc Tukiçi i drejtohet Vushtinës: O t’kan lujt ment e kresë, o s’merr vesh nga opera

Teatri i Operas dhe Baletit reagoi lidhur me deklaratën e kompozitorit David Tukiçi, opera e të cilit “Rozafa”, nuk u vu në skenë dhe nuk u bë pjesë e programit, pavarësisht se Ministria e Kulturës e ka shpallur vepër fituese.

Përmes një reagimi zyrtar TKOB tha se shkak u bënë debatet dhe mosmarrëveshjes e kompozitorit me regjisorin, Andis Gjoni.

“Dashamirësia e institucionit ka qenë maksimale ndaj kësaj vepre dhe kjo tregohet me përfshirjen e saj në Kalendarin Artistik të vitit 2023 dhe vënien në dispozicion të të gjitha burimeve të tij, duke pasur angazhim maksimal për vënien në skenë të kësaj opere.

Puna për këtë opera është vonuar për shkak të debateve dhe mosmarrëveshjeve që z. Tukiçi si kompozitor ka pasur me regjisorin dhe skenografin e kësaj vepre, Andis Gjoni, prej më shumë se 2 muajsh, duke tejkaluar tagrin e kompozitorit dhe duke i dhënë vetes kompetencat e Drejtorit Artistik, Dirigjentit, përzgjedhësit të roleve, skenografit dhe regjisorit, që krijojnë dosjen e produksionit, nga e cila zhvillohet i gjithë buxhetimi i interpretimit skenik”, thuhej në reagimin e TKOB.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vëllai i David Tukiçit, pianisti i njohur Genc Tukiçi. Përmes një postimi në “Facebook”, drejtuar drejtorëshës së TKOB, Abigeila Voshtina, ai shkruan se të përdorësh këtë argument për të mos vendosur në skenë këtë operë, për të cilën Davidi ka punuar shumë, do të thotë që nuk kupton nga opera ose “t’kan lujt mend e kresë”.

O « t’kan lujt mend e krese » o «  nuk merr vesh gja nga opera », me nje tendence diktatoreske te theksuar , sikur Davidi te kishte ba nje « gabim politik »”, shkruan ai.

Ndër të tjera, Tukiçi i ka propozuar Voshtinës që të vendosë në skenë operan “Rozafa” me të gjitha detajet artistike që kompozitori kërkon.

Mendoj dhe propozoj zonjes Voshtina , qe me modesti « te ulin koken » dhe te vejne ne skene operan «  Rozafa » duke « thithur » çdo detaj artisik qe Davidi kerkon , perndryshe , askush nuk do te donte te vishte petkun « e injorantes » qe drejton Teatrin e Operas…

Post interpretim : per dite  me radhe Davidi kerkonte takim me drejtoreshen e TKOB …dhe per dite me radhe  nuk merrte pergjigje …por edhe kur asht’ pritur , arroganca dhe moskuptimi , ka ken’fjala e dites , a thu se «  dikush ta ka shpirtin ne dore » …por kjo nuk ka lidhje me operan …”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Te dashtun miq ,

Si ma poshte , nje rreagim solidar dhe argumentues ne perkrahje te David Tukiçi ..

Lexova me vemendje rreagimin e TKOB mbi kerkesen legjitime te Davidit , ku pergjegjesia per mosvenien ne skene te operas « Rozafa» i lihet Davidit ,qe simbas zonjes Voshtina paskerka ” tejkaluar tagrin e kompozitorit dhe duke i dhënë vetes kompetencat e Drejtorit Artistik, Dirigjentit, përzgjedhësit të roleve, skenografit dhe regjisorit, që krijojnë dosjen e produksionit, nga e cila zhvillohet i gjithë buxhetimi i interpretimit skenik», …rreagim amatoresk , naiv ne dukje por dashakeq ne thellesi qe edhe po te ishte sadopak i vertete , nuk e justifikon per asnje sekonde mosvenien ne skene te operas « Rozafa».

Per te shkruar nje opera lirike duhet nje pune kolosale dhe disa vjeçare ku kompozitori ka nje vizion te thelle per dramen , vendin ku zhvillohet ngjarja dhe jeton, shikon dhe frymon me personazhet diten dhe naten . Nje pune sa gjigande po aq delikate , e imet , ku çdo detaj ka rendesine e vet!

E di shume mire , e kam ndjekur kete proçes  qe Davidi ka bere me operan «  Rozafa » , duke konsultuar here pas here dramaturgun e madh , libretistin Fadil Kraja( do te doja shume te ishte mes nesh).

Per sa ma siper , Davidi ka parashtruar nje vizion shume te çmuar , qe natyrisht lidhet me drejtimin artistik te operas , me regjine ,skenografine, personazhet etj..,qe asht’ mase i natyrshem dhe i domosdoshem, do thoja nje fat per TKOB.

Te perdoresh kete argument per mos me vu ne skene operan « Rozafa» , o « t’kan lujt mend e krese » o «  nuk merr vesh gja nga opera », me nje tendence diktatoreske te theksuar , sikur Davidi te kishte ba nje « gabim politik »

Keto pese vitet e fundit, perveç aktivitetit koncertal , ne Paris kam patur fatin te punoj nga afer per venien ne skene te disa operave dhe ne punen time personale kam kerkuar shume detaje qe kompozitori dhe libretisti kane lane ne partiture por edhe çdo doreshkrim

qe lidhet me intetpretimin, venien ne skene, per t’ju afruar sa me shume vizionit te kompozitorit qe nuk eshte më , ne rastin tim Mozart dhe Debussy …pune kolosale qe te ban ´ me ule koken me modesti perpara krijuesit …

Davidi , fale Zotit asht ´ gjalle dhe me shendet te mire …me shkru nje opera asht ´ nje gja , por me e vu ate ne skene me kualitet te larte artistik asht po aq e rendesishme, ne kete kontekst vizioni global dhe i detajuar i Davidit asht determinant..çdo muzikant profesionist qe njeh dhe levron muziken dhe operan lirike ne veçanti , kupton shume mire kete proçes!

Mendoj dhe propozoj zonjes Voshtina , qe me modesti « te ulin koken » dhe te vejne ne skene operan «  Rozafa » duke « thithur » çdo detaj artisik qe Davidi kerkon , perndryshe , askush nuk do te donte te vishte petkun « e injorantes » qe drejton Teatrin e Operas…

Post interpretim : per dite  me radhe Davidi kerkonte takim me drejtoreshen e TKOB …dhe per dite me radhe  nuk merrte pergjigje …por edhe kur asht’ pritur , arroganca dhe moskuptimi , ka ken’fjala e dites , a thu se «  dikush ta ka shpirtin ne dore » …por kjo nuk ka lidhje me operan …

Ju uroj tana t’mirat

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo