Sukseseve të shqiptarëve nga Kosova në botë u bashkohet edhe Genta Gola, e cila është Këshilltare për Evropën në International IDEA me bazë në Stokholm, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për VOA, ajo analizoi situatën në Ballkan, duke theksuar rëndësinë e qasjes në drejtësi, besueshmërisë në zgjedhje, funksionimin e parlamenteve dhe sundimin e ligjit.
Ajo vuri në pah sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit dhe nevojën për reforma të qëndrueshme për një të ardhme demokratike. Gjithashtu, ajo theksoi se në Kosovë ka pasur përmirësim në barazinë ekonomike gjatë pesë vjetëve të fundit.