Bota

George Clooney i bën thirrje Biden të tërhiqet nga gara për president

George Clooney, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të tërhiqet. Në një shkrim për New York Times, aktori shprehet se demokratët kanë nevojë për një kandidat të ri në fushatën zgjedhore kundër republikanit Donald Trump.

“Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president. Unë jam një demokrat i përjetshëm; unë nuk kërkoj falje për këtë. Udhëheqësit demokratë, senatorët, përfaqësuesit dhe kandidatët e tjerë që mund të humbasin në nëntor duhet t’i kërkojnë këtij presidenti të japë dorëheqjen vullnetarisht”.



/tiranapost