Aktori i njohur George Clooney “u tall” me mikun dhe aktorin Brad Pitt për moshën e tij. Në një intervistë të re në Festivalin e Filmit të Venecias, ndërsa promovonte filmin e tyre të ri “Wolves”, Clooney iu referua kolegut të tij 60-vjeçar, dhe tha se ndihet me fat që punon me njerëz që i respekton.
“Ai është 74 vjeç dhe është shumë me fat që në këtë moshë ende punon me ndershmëri. Ai është me fat që ende punon në një moshë të tillë”, tha George Clooney duke i shtuar disa vite me shaka Pitt.
Më pas ai shtoi se “ata të dy janë shumë me fat që kanë punë dhe kanë ndërtuar karrierën e tyre”, veçanërisht pasi Clooney nuk ka marrë më role të mëdha në ekranin e madh vitet e fundit. Miqësia e Clooney dhe Pitt daton në fillim të viteve 2000 kur ata luajtën përkrah njëri-tjetrit në filmin hit ‘Ocean’s Eleven’.