Lajme

Gërdeci/ Mediu: Të thirren të gjithë dëshmitarët, Shkëlzeni s’ka lidhje me procesin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në një komunikim me gazetarët pas përfundimit të senacës për Gerdecin, kërkoi që të thirren dhe të dëshmojnë të gjithë dëshmitarët. Ai u bëri thirrje që të gjithë të flasin dhe të tregojnë të vërtetën pa mbajtur anë në lidhje me çështjen e Gërdecit.

Ish-ministri ndër të tjera është shprehur se është e rëndësishme që në këtë proces të thirren për të dëshmuar të gjithë ushtarakët. Po ashtu ai komentoi edhe dëshminë e Shkëlzen Berishës, teksa tha se ai nuk ka lidhje me procesin.

“Eshtë e domosdoshme të thirren dëshmitarët. Edhe ata që nuk ndodhen brenda vendit ka mënyra për të dëshmuar. Bëj thirrje në emër të të vërtetës që gjithsecili të flasë dhe të tregojë të vërtetën siç është pa mbajtur anë.

Duhet të rithirren personalitetet ushtarake. Duhet të thirren edhe ministrat që kam kërkuar të thirren. Përndryshe do të ecim me konceptin e vjetër që ushtria është partia.

Shkëlzeni nuk ka asnjë lidhje me mua në këtë proces. Kam vlerësim maksimal për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes. E kërkova edhe në gjykatë që deklarimet që kanë bërë në gjykatë të konsiderohen dhe e vërteta të provohet përmes dëshmive të tyre”, tha Mediu ndër të tjera.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo