Kuriozitete

Gërmimet arkeologjike në Lin, vendbanimi liqenor më i vjetër në Europë

Për të katërtin vit radhazi vijojnë gërmimet arkeologjike në sitin e Linit. Kërkimet udhëhiqen edhe këtë vit nga arkeologu i njohur Ardian Anastasi dhe profesori Albert Hafner. Kërkimet një vit më parë faktuan vendbanimin palafit të Linit si më të vjetrin në Europë, ndërsa këtë vit grupi i arkeologëve vijon të mbledhë materiale në shtresën kulturore.

“E reja qëndron në materialin arkeologjik të zbuluar. Në kampionet që kemi marrë do dërgohen për analiza laboratorike”, tha arkeologu Adrian Anastasi.

Ndërsa profesor Hafner tha se vendbanimet me tipologji të tilla arkeologjike që janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s janë tepër të rralla.

“Duam të zbulojmë si jetonin njerëzit rreth liqenit. Vendimet janë 8 mijë vjeçare, praj 6 mijë vjet para Krishtit. Ky është më i vjetri në Europë sa i përket vendbanime liqenore. Është një zbulim i jashtëzakonshëm”, tha Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës.

Kërkimet arkeologjike pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm ku përveç datimeve konkrete pritet të zbulohen edhe të dhëna shumë të rëndësishme mbi jetesën e banorëve në këtë vendbanim.

Gazetare: E. Xhindole    

/rtsh.al/