Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka mirëpritur për herë të parë në Kosovë, Christian Collins, kryesues i delegacionit dhe kryetar i Samitit Rinor të Teksasit.
Gërvalla ka thënë se tema diskutimi ishin të rinjtë në udhëheqje, pjesëmarrja qytetare dhe angazhimi i brezit të ri në dialogun ndërkombëtar.
Ajo ka thënë se ky takim hapi rrugën për bashkëpunim dhe projekte konkrete mes të rinjve tanë dhe atyre të Teksasit./teve1.info/
