Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë në drekën lamtumirëse të organizuar nga Ambasada Gjermane, me rastin e përfundimit të mandatit të Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav.
Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e qëndrueshëm dhe rolin substancial të Ambasadorit Orav në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar të Republikës së Kosovës.
Ajo vlerësoi qasjen e tij parimore, dialogun e hapur dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërinstitucional, të cilat kanë ndikuar në thellimin e besimit dhe në avancimin e proceseve me rëndësi strategjike.
“Takimet me të ishin gjithmonë frytdhënëse dhe të drejtpërdrejta, sepse ai e kuptonte thellë Kosovën dhe kontribuonte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për avancimin e proceseve strategjike dhe reformave kyçe”, tha Ministrja duke vlerësuar veçanërisht kontributin e tij në mbështetjen e reformave strukturore, forcimin e sundimit të ligjit dhe në artikulimin e qartë të perspektivës evropiane të Kosovës në momente kyçe për vendin.
Me këtë rast, Ministrja Gërvalla i uroi suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë mandatit të tij në Kosovë që nga 1 shtatori 2024, si dhe për kontributin e tij të matshëm në mbështetje të agjendës evropiane të vendit.
“Ambasadori Orav po largohet nga Kosova e detyra e tij zyrtare si diplomat, por do të mbetet gjithmonë e gjithnjë mik i vërtetë dhe shumë i çmuar i Kosovës.
Faleminderit, Ambasador Orav!”, u shpreh Ministrja Gërvalla.
