Lajme

Gërvalla takon ambasadorin Orav: Kosova pret trajtim me urgjencë të kërkesës për anëtarësim në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të martën ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav.

Sipas njoftimit, ministrja Gërvalla në takim ka theksuar pritjen e Kosovës për trajtimin me urgjencë të kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si hap thelbësor për të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë rajonit.

Gërvalla po ashtu ka nënvizuar përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në demokratizim, sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, avancim të lirisë së mediave dhe të drejtave qytetare, duke treguar qartë përkushtimin e plotë të vendit për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar edhe për situatën aktuale në veri si dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon./teve1.info/