Lajme

Gërvalla: Të vendosur të punojmë e të jemi shembull jo vetëm në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla ka folur mbi arritjet e kësaj partie si pjesë e udhëheqjes qeverisëse të vendit, duke thënë se në mandatin e dytë do të ketë një progres edhe më të madh, duke e shndërruar Kosovën si një shtet që duhet merret shembull nga të tjerët për nga arritjet dhe zhvillimet pozitive, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

Gërvalla para të pranishmëve të shumtë në tubimin e Partisë Guxo, ka thënë se gjatë mandatit të dytë qeverisës do të punohet për të sjellë progres substancial në fushat kyçe të jetës, me qëllim të ngritjes së standardit të jetës për qytetarët e Kosovës.

“Të vendosur sikurse kemi qenë në vitin 2021, me një sërë idesh dhe arritjesh, të cilat edhe vitet 2025-2029 do ta begatojnë jetën politike e ekonomike dhe shoqërore të Kosovës, do të vazhdojmë punën tonë të bashkuar duke e mbajtur premtimin dhe duke kontribuuar çdo ditë për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë ku qytetarët nuk largohen, por kthehen, për një Kosovë ku arsimi, shëndetësia dhe arsimi bëhen shembull jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në Evropë”, ka thënë Gërvalla./KP/