Lajme

Gërvalla u bënë thirrje ndërkombëtarëve të dënojnë sjelljen armiqësore të Vuçiqit karshi Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla u ka bërë thirrje faktorëve ndërkombëtarë të dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura qasjen dhe sjellen agresive dhe armiqësore të Vuçiqit karshi Kosovës.

Gërvalla tha se deklaratat e presidentit serb janë përpjekje për pengimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të të gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë”, ka thënë Gërvalla.

Tutje, ministrja tha se deklarata e tij kinse për shpalljen e paligjshme të të gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dështuar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës.

“Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të të gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë”, shkroi Gërvalla në Facebook./teve1.info/