Getoar Mjeku do të vazhdojë të jetë zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë edhe në këtë mandat qeverisës.
Ai u emërua sërish në këtë pozitë nga shefi i ekzekutivit, Albin Kurti.
“Kryeministri Kurti e ka uruar Mjekun për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, thotë qeveria në njoftimin për media.
Sipas tyre, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku që e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, ka kontribuuar në fushën e zhvillimit ekonomik dhe politikave sektoriale.
