ShowBizzz

Getoar Selimi emocionon me urimin për ditëlindjen e 4-të të Margetit

 

Getoar Selimi ka emocionuar ndjekësit me urimin e tij të ndjerë për ditëlindjen e katërt të vajzës, Margetit. Reperi i njohur, i cili rrallëherë ndan momente kaq personale, sot është shprehur si një baba i mbushur me lumturi dhe krenari.

Moneytizer Paragrafi 2

“Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty. Marget, ti je gjithçka për mu. Sytë e tu të mëdhenj, plot jetë, më japin forcë e inspirim për çdo gjë,” shkruan ai ndër të tjera.

Getoari shton se dashuria për vajzën e tij është aq e madhe, sa vështirë i shprehet me fjalë. “Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë për shkak të emocioneve… Gëzuar ditëlindjen, jeta e babes! Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa fund!”

Moneytizer Paragrafi 4

Urimi i tij ka prekur zemrat e shumë fansave, të cilët kanë përcjellë urime të shumta për vogëlushen, shkruan Kosovarja.



ks