LifeStyle

Getoari rrëfen betejën me kancerin: E mbajta të fshehtë për publikun, nuk doja të kërkoja mëshirë

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka ndarë për herë të parë me publikun një pjesë të dhimbshme të jetës së tij.

I ftuar në një emision televiziv, Geti rrëfeu se ka kaluar një periudhë të vështirë, duke u përballur me kancer.

“Kom pasë kancer”, tha ai, duke e përshkruar si një kohë të errët dhe sfiduese, jo vetëm në aspektin personal, por edhe në atë profesional.

Geti bëri të ditur se e ka mbajtur të fshehtë gjendjen për një kohë të gjatë, pa dashur të ngarkojë publikun apo të kërkojë mëshirë.

Ai tha se e ka tejkaluar sëmundjen falë përkushtimit, forcës së brendshme dhe mbështetjes së familjes.

“Nuk kam dashur të kërkoj mëshirë. E kam mbajtur për vete, për familjen. Nuk doja që njerëzit të më mëshironin, por të më mbanin mend për atë që jam si artist dhe si njeri.

Mbështetja që kam pasur nga njerëzit e mi të afërt më ka dhënë forcë të ec përpara. Jam mirënjohës për çdo ditë që kam sot”, u shpreh reperi.

 

Të Ngjashme