ShowBizzz

Gigi Hadid mbrojti palestinezët, reagon ndaj saj qeveria izraelite!

Supermodelja Gigi Hadid është shprehur kundër sulmeve të fundit të Hamasit ndaj Izraelit. Modelja gjysmëpalestineze hyri në Instagram, për të shprehur ngushëllimet dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që janë prekur nga konflikti, veçanërisht të pafajshmit, shumë prej të cilëve janë fëmijë.

“Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”, shkroi ajo ndër të tjera.

Gigi Hadid mbrojti palestinezët, reagon ndaj saj qeveria izraelite!

Qeveria izraelite ka reaguar ndaj Gigi Hadid, pasi modelja bëri postime në favor të popullit palestinez.  “Gigi Hadid, a keni fjetur javën e fundit? Apo thjesht ua ktheni shpinën foshnjave hebreje që masakrohen në shtëpitë e tyre? Heshtja juaj është krejtësisht e qartë se kë po mbështesni. Shihemi”, shkruhet në postimin që është ngarkuar në llogarinë zyrtare në Instagram të mbajtur nga qeveria.

Gigi Hadid mbrojti palestinezët, reagon ndaj saj qeveria izraelite!

Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar, me të dyja palët që pretendojnë pronësinë e tokës. Situata është zemërthyese dhe kërkon një zgjidhje paqësore që respekton të drejtat dhe sigurinë e të gjithë të përfshirëve