ShowBizzz

Gigi Hadid shihet së bashku me Bradley Cooper, ata kanë 20 vite diferencë

Duket se po krijohet një çift i ri. Bradley Cooper dhe Gigi Hadid kanë nisur takimet romantike.

Aktori dhe modelja janë parë disa herë bashkë në Nju Jork ditët e fundit. Një burim i tha ‘People’ se të dy po kalojnë çaste të bukura bashkë, transmeton Indeksonline.

Sipas burimit të brendshëm, Cooper (48) dhe Hadid (28) po kalojnë kohë të mirë së bashku dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta. Megjithatë, një lidhje serioze nuk do të ndodhë së shpejti, thotë burimi.

“Ata të dy kanë fëmijë, karrierë të bujshme, jetë të ngarkuar dhe e kuptojnë se si funksionon jeta e një njeriu të famshëm.”

Cooper ka pasur më parë një lidhje me modelen Irina Shayk, me të cilën ka një vajzë 6-vjeçare. Hadid ishte me këngëtarin e One Direction, Zayn Malik. Ata kanë një vajzë 3 vjeçare.