ShowBizzz

Gigi Hadid zbulon tatuazhin e saj të madh

Gigi Hadid na ka surprizuar me një postim në llogarinë e saj personale në Instagram. Modelja e famshme ka postuar dy foto e veshur me bikini të vogla trekëndëshi me printe të theksuara dhe na ka kujtuar se duhet të shkojmë urgjentisht në det, por veç kësaj kishte një tatuazh në kofshën e saj, aspak diskret, në formën e një dragua.

Si një tjetër ‘The Girl with the Dragon Tattoo’, Gigi na kujtoi fillimet e viteve ’00 dhe të gjitha ato dizajne tatuazhesh. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një ndërhyrje artistike të përkohshme, duke gjykuar nga sipërfaqja e saj me shkëlqim në foto.

Gigi është fotografuar me një bikini trekëndëshi mjaft të lozonjare, në ngjyrë rozë, kafe dhe portokalli. Ajo e ka kompletuar look-un me dy gjerdan argjendi, njëri mjaft i shkurtër dhe me gurë në të, ndërsa tjetri duket si varëse. Flokët e saj ishin të stiluara me kaçurrela të lirshme dhe çanta prej kashte është gjithmonë aty. Tani me siguri mbetet për t’u parë nëse do të shohim tatuazhe të ngjashme në plazhet tona për pjesën e mbetur të verës./abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)