ShowBizzz

Gili feston 60-vjetorin pranë familjes: “Me zemër plot, faleminderit Zot”!

Këngëtarja e njohur Gili ditën e sotme feston ditëlindjen. Ajo mbush plot 60-vjet jetë.

Në Instagram ka publikuar një fotografi ku shfaqet e rrethuar nga bashkëshorti, dy djemtë, nusja dhe dy nipat, duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj personale.

Në mbishkrimin e fotos, Gili ka shkruar: “Ditëlindja ime sot, me zemër plot ♥️ Faleminderit Zot”, duke shprehur mirënjohje për familjen dhe jetën.

Postimi i saj ka marrë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar për ditëlindjen dhe kanë vlerësuar harmoninë familjare që ajo ka ndarë me publikun.

Të Ngjashme