Selin duket se nuk e ka pritur mirë puthjen në buzë që Gimbo i ‘rrëmbeu’ teksa ndodheshin të shtrirë në krevat së bashku dhe po bisedonin.
Në dhomën e gjumit kishte dhe banorë të tjerë në momentin në fjalë, madje Mateo dhe Shëndriti e pyetën banorin se çfarë ndodhi.
Ndërkohë Selin i tha atij se nuk i pëlqeu çfarë bëri, pasi sipas saj, duket si mos respekt. Gjithashtu i kërkoi që të largohej pasi ishte me nerva.
Pjesë nga biseda:
Gimbo: Po s’të bëra gjë
Selin: S’më pëlqen duket si mos respekt, ik se jam me nerva
Gimbo: Pse reagon kaq keq?
Selin: Po s’më pëlqen që bëre dila në sy të dikujt
Gimbo: Po kush ishte tu kqyr?
Selin: Po ça rëndësie ka, e bëre aty.
