ShowBizzz

Gimbo – Mirit: ‘Legen, të kanë dalë fytyrat në BBV’

Shtëpia e Big Brother VIP është përfshirë nga një debat i paprecedentë dhe me tone tejet të ashpra mes dy banorëve, Dj Gimbo dhe Mirit, një përplasje kjo që ka nisur që mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme.

Ndonëse fërkimet mes tyre kanë qenë konstante, orët e fundit kanë shënuar një “pikë vlimi” që ka kaluar çdo limit të komunikimit normal.

Shkak i këtij konflikti të hapur është bërë Selini, e cila aktualisht gëzon një raport të afërt me Gimbon, gjë që nuk është pritur mirë nga Miri, i cili kishte krijuar një raport me të para se Dj Gimbo të bëhej pjesë e shtëpisë.

Gjatë përplasjes së sotme, e cila ishte shumë më e ashpër se netët e kaluara, Gimbo i nxehur i është drejtuar Mirit me fjalë tejet të rënda dhe akuzuese:

“Ti je pedofil! I ke 40 e sa vjet edhe thua ajo ka qenë single, s’ka lidhje a? Ka ndenjur se ka qenë single, prandaj je pedofil,” u shpreh ai, duke pretenduar madje se këtë gjë ia ka thënë edhe babai i vajzës.

Tensioni u rrit edhe më shumë kur Gimbo vijoi me fyerje dhe kërcënime të hapura:

“Ti je legen, ti je ardh këtu brenda edhe të kanë dalë krejt fytyrat që i ke, e unë kam me ta nxjerrë edhe një fytyrë që e ke, edhe këtë fytyrën e viktimës.”

“Të ishim jashtë, e di unë çfarë do të bëja me ty, unë meshkujt si ti i njoh shumë mirë.”

Nga ana tjetër, Miri nuk i ka kursyer kundërpërgjigjet duke e quajtur Gimbon “pis” dhe duke u mbrojtur me faktin se Selini ishte beqare gjatë kohës që ata qëndronin bashkë.

Ndaj paralajmërimit të Gimbos se do t’ia nxjerrë fytyrën e vërtetë, Miri i është kthyer prerë: “Ti s’ke shanse!”.

@funnystorm13 Gimbo qartet me Mirin 😮😮 ♬ original sound – Funnystorm

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të Ngjashme