ShowBizzz

“Gjak nga…”/ Sara Gjordeni trazon rrjetin, ngre alarmin për gripin e syve: Ja çfarë po përjeton familja e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka treguar se ajo, partneri i saj Bardhi dhe vajza e tyre, Nea, po përballen me një infeksion të syve, të cilin ajo e ka përshkruar si mjaft të rëndë.

Përmes disa postimeve në Instagram, Sara ka publikuar pamje të syrit të saj dhe ka treguar se gjatë ditëve të fundit ka marrë mesazhe të shumta nga ndjekës që ankohen për simptoma të ngjashme.

“Gjatë këtyre ditëve më keni shkruar se edhe shumë prej jush po përjetojnë një epidemi të syve. Edhe unë po e kaloj gjithashtu, bashkë me Bardhin dhe Nean. Është një ‘grip sysh’ ose konjuktivit që po qarkullon”, shkruan ajo.

Sipas Sarës, infeksioni shoqërohet me simptoma të forta, përfshirë enjtjen e syve, dhimbjen, djegien dhe turbullimin e shikimit.

“Arrin deri edhe të të rrjedhë gjak nga sytë, të të enjtën derisa nuk i hap dot më, me turbullim shikimi deri 70-80%, dhe nuk kalon pa u bërë muaji”, shprehet ish-banorja e BBVA.

Në një tjetër postim, ajo u është drejtuar veçanërisht prindërve, duke u kërkuar të tregojnë kujdes me kontaktet e fëmijëve, pasi sipas saj infeksioni mund të përhapet lehtësisht.

“Ruajini fëmijët të mos prekin këdo ose të mos i puthë kushdo. S’e keni idenë sesa persona më shkruajnë në ditë për këtë gjë. Dukshëm është diçka në masë”, shkruan Sara.

Ajo ka treguar gjithashtu se përveç problemeve me sytë, po përballet edhe me dhimbje dhe enjtje të gjëndrave përpara veshëve.

“Realisht qenka shumë e rëndë, se paska shumë dhimbje, djegie dhe enjtje të gjëndrave përpara veshëve. Mos e neglizhoni!”, përfundon ajo.

Të Ngjashme