Lajme

Gjakovari shkon me granat dore në Stacionin Policor

Një person është dorëzuar në Stacionin Policor në Gjakovë për një rast që kishte ndodhur më 25 janar .

Por, ai në polici ka shkuar me një granat dore me vete.

Policia ka bërë se granata është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

“Më  23.02.2026 lidhur me rastin është dorëzuar në Stacion Policor i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me vete kishte edhe një granat dore. Në lidhje me rastin është  njoftuar njësiti i deminimit të cilët kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info

Të Ngjashme