Të fjeturit me një person tjetër me të vërtetë që i ka të mirat dhe të këqijat e veta
Nuk dëshironi të flini vetëm sepse do të ndjeheni e vetmuar, por pastaj partneri fillon të gërhij ose të lëviz shumë dhe më nuk e dini se çfarë dëshironi.
Sipas Jacob Andrews, i cili merret me ilustrime, janë 6 faza të të fjeturit me një person tjetër, dhe këto faza ai i ka ilustruar në mënyrë të përsosur.
Këto ilustrime janë të jashtëzakonshme dhe çdo person që ka fjetur me partnerin do të pajtohet se janë të vërteta, transmeton Telegrafi.
Faza e parë: Koha e artë
Sapo jeni futur në shtrat, jeni përqafuar dhe ndjeheni sikurse nuk mund të kishit qenë më të lumtur apo më komod… Por, kjo ndjenjë zgjatë vetëm dhjetë minuta…
Faza e dytë: Gjithçka është djersë!
Papritmas jeni në “mbretërinë e temperaturave të papërballueshme”, nuk ndjeheni komod dhe përpiqeni ta gjeni një zgjidhje.
Faza e tretë: Ose jeni shumë afër njëri-tjetrit, ose shumë larg
Distanca e përsosur trupore është thuajse e pamundur të mbahet. Nuk dini se cila distancë është e përsosur, njëherë dëshironi të qëndroni larg njëri-tjetrit, por pastaj e dëshironi partnerin larg trupit!
Faza e katërt: Fjetja në pozita të çuditshme
Në këtë fazë do të përjetoni pozitat e çuditshme të cilat i bën partneri/ja gjatë gjumit dhe me të vërtetë që do të befasoheni me to.
Faza e pestë: Shprehitë e papritura të gjumit
Këto shprehi mund të jenë fjetja apo qeshja gjatë gjumit.
Faza e gjashtë: E kuptoni se çfarë do të thotë të flini vetëm
Kur të flini pastaj vetëm do ta vlerësoni fjetjen vetëm, por kjo ndjesi do të zgjasë vetëm pak kohë pasi që prapë do të filloni të ndjeheni të vetmuar.