Ndoshta nuk ka asgjë shqetësuese se një fluturim me avion, ndërkohë që në ajër ndihen turbulencat
Frika, paniku, pasiguria ka shumë pasoja që vijnë bashkë me këtë fenomen që është shpesh i zakonshëm gjatë udhëtimeve me avion.
Turbulenca ndodh kur një tufë rrymash ajri rrotullohen në drejtime të ndryshme për një sërë arsyesh, si ndryshimet e temperaturës ose stuhitë.
Por, çfarë duhet të bëni që të mos keni pasoja më të rënda fizike, apo në pjesën mendore.
Ja gjashtë veprimet që të ndihmojnë:
1. Asnjëherë mos ngrini në këmbë
Ju mund të keni dëshirë për t’u ngritur dhe për të lëvizur kur turbulenca bëhet më e fuqishme, por rezistoni ndaj këtij reagimi instinktiv, thonë ekspertët. Qëndrimi në këmbë është gjëja më e rrezikshme që mund të bëni gjatë turbulencave, sepse keni më shumë shanse të rrëzoheni në tokë ose të goditeni nga objekte të forta që gjenden në avion.
2. Mos e hiqni rripin e sigurimit
Kjo duhet të jetë e kuptueshme, pasi ka një arsye pse stafi i fluturimit ju thotë të mbani rripin e sigurimit, edhe nëse shenja treguese është e fikur. Shumica e lëndimeve që ndodhin gjatë turbulencave, ndodhin kur pasagjerët nuk janë të lidhur me rrip sigurimi.
3. Mos dilni nga tualeti
Nëse ndodh që të jeni në tualet kur godet turbulenca, ekspertët thonë që të qëndroni aty. Mund të duket sikur sjell panik ideja e të qëndruarit mbyllur në tualet, por të jesh ulur kur aeroplani goditet nga turbulencat zvogëlon pasojat e rënda nga ky fenomen.
4. Asnjëherë mos i hapni kapakët sipër kokës suaj
Është thuajse e pamundur që turbulencat të çojnë në një ulje emergjente, kështu që nuk ka nevojë për panik që të kërkoni gjërat sipër kokës suaj. Pra, thjesht qëndroni ulur. Hapja e atyre koshave mund të bëjë që çantat apo objekte të tjera të bien mbi kokën tuaj ose të pasagjerëve të tjerë.
5. Mos e lini hapur tavolinën para këmbëve
Sado e bezdisshme të duket, ka një arsye pse stjuardesat/stjuartët ju kërkojnë të mbyllni tavolinën, sidomos kur ka turbulenca sepse mund të goditeni fort në bark, në fytyrë etj.
6. Mundohuni të mos bëni panik
Më e rëndësishmja, përpiquni të qëndroni të qetë. Nëse po imagjinoni skenarë të tmerrshëm në kokën tuaj, kujtojini vetes se udhëtimi me avion është jashtëzakonisht i sigurt. Mos mendoni gjëra të frikshme, thjesht merrni frymë thellë dhe qetësohuni.