Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj ngjarjes që ndodhi sot në Mitrovicë, ku me armë zjarri u plagoj një person.
Bahtiri tha se në drejtim të 40-vjeçarit janë shkrepur 6 plumba.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se akti ka ndodhur pas shpinës së tij, ndërkohë bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga emergjenca e QKUK-së.
“Të plagosurit i uroj shërim të shpejt, ndërsa solidarizohemi me familjen e tij, dhe jemi afër tyre në këto momente të vështira.
Aktet e tilla janë të turpshme dhe nuk i kontribuojnë të mirës së vendit, andaj dënoj ashpër këtë akt mizor, i cili është bërë nga persona të paguximshëm që gjuajnë prapa shpinës”, ka shkruar Bahtiri.
Për gjuajtjet me armë zjarri për teve1.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është derguar për tretman mjeksor”, tha ai. /teve1.info/