Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, katër të arrestuar

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, në disa komuna të ndryshme të vendit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet janë regjistruar në Drenas, Podujevë, Kamenicë, Pejë, Mitrovicë e Jugut dhe Vushtrri.

Prej këtyre rasteve, katër persona janë arrestuar nga policia.

Rastet e raportuara:

Në Gllogoc është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovare.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

Në lagjen “Iliria” në Kamenicë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet për veprat e njëjta ndaj një viktime femër kosovare.

Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Pejë raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj një viktime femër kosovare.

Pas intervistimit, rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Mitrovicën e Jugut është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Vushtrri raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë iniciuar dhe hetimet po vazhdojnë.

Të Ngjashme