
Policia ka njoftuar se në afërsi të parkut të qytetit në Prizren ka gjetur dhe tërhequr dy granata dore.
Sipas tyre, të njëjtat dyshohet se i perkasin personit të dyshuar që është arrestuar me 4 dhjetor në Prizren.
“Në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin, policia pas pranimit të informatave, më 05.12.2024 njësia e hetuesisë bashkë me njësitë për deminim të PK-së në afërsi të parkut të qytetit kanë gjetur dhe tërhequr dy granata dore që dyshohet se janë të personit të dyshuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.