Një 43-vjeçar u gjet i vdekur këtë të premte në një banesë në fshatin Llapçevë, njofton Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovë, Vlera Krasniqi tha se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka mbërritur në vendngjarje.
Policia ka gjetur gjithashtu një armë të shkurtër pranë trupit.
“Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe po ashtu është gjetur një armë e shkurtër. Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i viktimës është dërguar në IML”, tha Krasniqi.
