BBV

Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Lipjan

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Lipjan.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur i shtrirë në një shtëpi të pabanuar rreth 200 metra larg shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./teve1.info/