Lajme

Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Suharekë

Gjatë ditës së sotme një 71-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Greikoc të Suharekës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri të ditur i moshuari është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Bytyqi, deklaroi se fillimisht viktima ishte dërguar në QKMF-në në Suharekë.

TS Poll - Loading poll ...

“Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes dhe se Policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme për rastin”, tha Bytyqi.



ks