Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetas ende e paidentifikuar.
Trupi i gruas ndodhet ende në det, ndërkohë efektivët ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen nga uji të kësaj shtetase.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo