Lajme

Gjendet një trup i pajetë në një zonë malore, dyshohet se është personi i zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në kuadër të operacionit të kërkimit lidhur me zhdukjen e personit Alush Kastrati, sot ekipet e angazhuara në terren kanë hasur në një trup të pajetë në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq.

Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e  shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

Të Ngjashme