Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë-Kosovë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij të martën në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, rrethanat e rastit ende nuk dihen.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fushë Kosovë / 05.01.2025 – 12:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Rrethanat e rastit ende nuk dihen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./teve1.info/




Të Ngjashme