
Një burrë është gjetur pa shenja jete të premten në banesën e tij në fshatin Plemetin të Obiliqit.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
“Fsh. Plemetin, Obiliq 06.12.2024 – 14:12. Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/