Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Prizren më 13 shtator, rreth orës 04:40 të mëngjesit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor ku është konstatuar se viktima/ foshnje është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsisë.
