Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të martën në Prishtinë. Sipas raportit policor, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë  07.04.2026 – 09:40. Raportohet se nga  familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se është përdorur në rast. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/

Të Ngjashme