Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Zveqan, rasti cilësohet “vdekje e dyshimtë”

Një person me inicialet D.M është gjetur pa shenja jete të enjten në fshatin Zherovnicë të Zveqanit.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin nga Policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje.

Lidhur për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, nga policia rastin po cilësohet “Vdekje e dyshimtë”./teve1.info/

Të Ngjashme