Lajme

Gjendet shëndoshë e mirë 76-vjeçari nga Fushë Kosova

Qani Rexhepin, 76-vjeçari nga Fushë Kosova i cili u raportua i zhdukur nga familjarët, është gjetur shëndoshë e mirë në Prishtinë.

Familjarët kërkuan ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Kjo pasi ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

I moshuari është gjetur nga një qytetare në një rrugë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Të Ngjashme